Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi theksoi se Parlament se Vlora Hyseni, teksa mbante postin e drejtueses së SHISH, jo vetëm e informonte Ergys Agasin që t’i shpëtonte drejtësisë teksa ishte shpallur në kërkim, por gjithashtu i thoshte atij se “unë fik radarët e shtetit” për ty.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se opozita e ka paralajmëruar më parë se Vjosa Hyseni është emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) nga Ergys Agasi.
“Ky është një nga momentet më të vështira për parlamentin dhe republikën. E kuptoj sikletin tuaj që detyroheni se një nga çështjet më të rënda ta trajtoni duke ju mbrojtur një e papërgjegjshme. Sepse asnjë njeri i përgjegjshëm nuk mund te marrë guximin dhe të flasë për ‘45, kur sot, në 2026, Shqipëria, vend anëtar i NATO, vend kandidat për BE…Kur ne thamë se Hyseni është emërim i Agasit në SHISH për t’i shërbyer grupeve kriminale, ju thatë ku e gjetën këta. Edi Rama ka zgjedhur më të mirët? Ku e keni Edi Ramën sot. Fshihet pas një të papërgjegjshme që nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë.
Nuk mban përgjegjësi me ligj për atë që thotë se është zyrtarisht e papërgjegjshme. Ish zv kryeministrja ketu dhe nuk foli asnjë fjalë. Nuk mund të thotë zv kryeministrja se ne jemi më të mirët se shefja e shërbimit informativ jo vetem ndihmonte kreun e një organizate kriminale t’i arratisej drejtësisë, po i thoshte thuaj çunave të veprojnë lirshëm sot se “unë për ty fik radarët e shtetit”. Në fakt ia ka fikur radarët shtetit. Zyrtarisht shteti shqiptar është shndërruar në narkoshtet.”, tha Bardhi.
Bardhi akuzoi gjithashtu se Agasi ka sjellë 12 deputetë të PS-së në Kuvend me porosi të Edi Ramës.
“A nuk ishte Agasi ka sjellë në këtë sallë 12 deputetë të PS. Me porosi direkte të Edi Ramës, qark për qark se kush do të votohej nga Xhabaftët në Tiranë, nga Suel Çela në Elbasan, Troplinajt në Durrës dhe Bajrat në Shkodër. E ka me porosi direkte të Edi Ramës me SMS. Po ju e dini këtë dhe nuk jeni të gjithë në këtë sallë kjo kategori”, tha Bardhi.





