Gjatë tensioneve me policinë në protestën e sotme, një qytetar u shtri në tokë në gjendje të fikti.

Qytetarët u mblodhën rreth tij duke i kërkuar forcave të policisë të thërrasin ambulancën.

Protestuesit u mblodhën në ditën e 117-të të revoltave gjatë zhvillimit të seancës plenare, teksa kordoni i policisë nuk i lejoi t’u afroheshin parlamentit.

Kordoni i Forcave Shqiponja i shtyu protestuesit nga Xhamia e Namazgjasë drejt Kishës Katolike, aty ku qytetari pësoi të fikët dhe më pas erdhi ambulanca për ndihmë të specializuar.