Melania Trump e ka përshkrua presidenti Donald Trump, një president punëtor dhe të përqendruar, të cilin ajo beson se po “bën më të mirën” gjatë mandatit të tij të dytë.
Duke folur në Fox News të mërkurën, gruaja e presidentit amerikan tha se Trump “është shumë i përqendruar, ai ka shumë gjëra në mendje”.
Ajo vazhdoi duke thënë se “është shumë ndryshe” në mandatin e tij të dytë, “ajo që po ndodh në botë tani”, duke shtuar: “Mendoj se ai po bën më të mirën që mundet .”
Trump “ punon pa pushim, ai ka më shumë energji se kushdo tjetër, punon pa pushim nga mëngjesi në mbrëmje”, theksoi ajo.
Prezantuesi i emisionit, Brian Kilmint, sipas Daily Mail , vuri në dukje se Trump shpesh i kërkon mendim pas fjalimeve dhe intervistave të tij, kështu që e pyeti për paraqitjen e presidentit në OKB të martën.
“I thashë se bëri një prezantim të shkëlqyer, bëri shumë mirë. Fjalim i shkëlqyer. Unë i them të vërtetën. Ndonjëherë ai nuk do të dëgjojë çfarë i them, por kjo është në rregull . Unë gjithmonë them të vërtetën”, shtoi ajo.





