Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Jonufër të Vlorës.
Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një makinë e tipit “Volkswagen Golf”, që vinte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, dhe një makinë e tipit “Benz”, që udhëtonte nga Vlora në drejtim të Orikumit.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerja dhe shoferi i njërit prej mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.





