Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të premte përgatitjet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Mësohet se Kristjan Asllani do të jetë në dispozicion të stafit teknik, ndërsa Klisman Cake vijon procesin e rikuperimit dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Ndërkohë, vetëm disa orë më parë, trajneri i Kombëtares, Roland Maran, mbajti një konferencë për mediat, i cili u shpreh se ekipi është gati dhe me motivim maksimal për këtë ndeshje.

Ai u shpreh gjithashtu se kushdo që do të marrë minuta në fushë, e di mirë detyrën e tij.