Kombëtarja e Shqipërisë ka dyfishuar shifrat në përballjen ndaj Bjellorusisë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Goli është shënuar nga Ernest Muçi, duke e rritur atmosferën te tifozët në stadium.

Ndërkohë, vetëm disa minuta më parë, Kristjan Asllani shënoi golin e parë nga penalltia, duke e çuar kështu Kombëtaren shqiptare në avantazh përballë Bjellorusisë.