Lojtari i Kombëtares Elseid Hysaj, foli pas fitores 2:0 të Shqipërisë me Bjellorusinë.

Hysaj theksoi se Kombëtarja Shqiptare tashmë është në epokë të re.

Ai shtoi se trajneri i ri ka sjellë pozitivitet.

Elseid Hysaj: Të gjitha epokat kanë pasur bukuritë e veta. Kjo është një epokë e re. Lojtarët janë të gjithë të lumtur, janë të kënaqur.

Trajneri ka sjellë pozitivitet te lojtarët. Objektivi im ka qenë gjithmonë që të jem gati tani në shtator. Thjesht po koncentrohem për të treguar se jam akoma i fortë dhe shpresoj që të gjej zgjidhje të mirë për të ardhmen.