Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në momentin që ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd. Mësohet se në automjet po udhëtonin një burrë dhe një grua të cilët kanë dalë nga makina menjëherë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Si pasojë e flakëve automjeti është shkrumbuar plotësisht. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave që çuan në djegien e automjetit.