Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me mbetje të thata bujqësore.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve në drejtim të një banese të pabanuar në afërsi të zonës. Forcat e shërbimit zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar dhe vënë nën kontroll situatën, si dhe duke shmangur djegien e banesës.