Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së mërkurë nga të njëjtat kushte atmosferike, duke sjellë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta deri mesatare. Vranësirat pritet të jenë më të përqendruara në relievet kodrinore dhe malore të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, si edhe në lugina dhe zona malore, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit, era pritet të forcohet dhe të arrijë shpejtësinë deri në 16 m/s.
Në zonat detare do të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.







