Qytetarët në Tiranë janë mbledhur duke protestuar pranë Kryeministrisë, ndërkohë që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Policia ka shtuar masat në terren dhe ka ‘blinduar’ të gjithë zonën pranë Kryeministrisë. Protestuesit janë ndarë në grupe, ndërsa ka përplasje të njëpasnjëshme me efektivët e policisë. Gjatë tubimit të sotëm ka pasur edhe shoqërime të qytetarëve.





