Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur, këtë të mërkurë, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen e Ergys Agasit.
Bala pritet të japë shpjegimet e tij përpara prokurorëve të SPAK lidhur me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje.
Vilson Bala ka drejtuar më herët Policinë e Durrësit, ndërsa përpara kësaj detyre ka qenë në krye të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor të vitit 2024, ai u prezantua si drejtues i DVP Durrës.





