Shumë shtete në botë kanë filluar hapjen graduale duke kaluar në fazën 2 pas masave lehetësuesë të koronavirusit. Edhe pse infektimet e reja kanë filluar të ulen, rastet e vdekjeve mbeten të larta pasi shumë persona të infektuar me COVID-19 kanë qenë në terapi intensive.

Sipas të dhënave të “John Hopkins University” numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 628 821 ndërsa numri i të vdekurve në 308 654. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar rreth 1,8 milione të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve, plot 88 mijë e 507 ndërsa janë 1 milion e 484 mijë e 285 të infektuar.

Rusia renditet e dyta ku në total ka 262 mijë e 843 raste por me një numër të ulët të vdekjeve rreth 2500 raste.

Pas Britanisë së Madhe e cila raporton për 236 mijë e 711 raste dhe rreth 34 mijë të vdekur dhe është në vend të 3-të, është Spanja me 230,183 raste dhe 27,459 te vdekur. Në vendin e 5 renditet Italia me 223 mijë e 885 raste dhe 31 mijë e 610 viktima.