Ekonomia e Britanisë së Madhe ka pësuar një tkurrje historike gjatë muajit mars me 5.8 për qind.

Kjo tkurrje lidhet me krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, që ka goditur mbarë botën.

Në tre muajt e parë të vitit, prodhimi i brendshëm bruto u kontraktua me 2.0% nga tre muajt e fundit të 2019-s, tha Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani.

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar pasoja të shumta ekonomike në shumë shtete të botës, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar një krizë të paprecedentë.