Ka vijuar të ulet më tej numri i viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Itali.

Autoritetet e Emergjencave Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetën 172 pacientë me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 30,911.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 2.452 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,039.

Lajmi i mirë vjen dhe nga spitalet të cilat raportojnë ulje të pacientëve që po trajtohen në terapi intensive.