Rusia tashmë zyrtarisht renditet e dyta në gjithë botën sa i përket rastet me COVID-19, dhe mban radhën pas SHBA me 232 mijë e 243 të infektuar.
Tashmë Rusia ka kaluar çuditërisht edhe vende si Italia, Spanja apo Britania që kanë prej 2 muajsh që janë goditur fort nga kjo pandemi.
Por ndryshe nga këto vende, Rusia ka një specifikë shumë ndryshe, vetëm 2 mijë e 116 viktima, më pak se vende si Kina, Irani, India, Meksika apo Ekuadori.
Rusia ka afërsisht po aq viktima sa ka Peruja dhe kjo forcon tezën se Europa Lindore është goditur më pak nga COVID-19 sa i përket vdekshmërisë.





