Mbrëmë janë rikthyer në Shqipëri ekipi i 2-të me 60 infermierët shqiptarë që shkuan ndihmë të Italisë.

Ata u nisën nga Shqipëria më 21 prill drejt vendit fqinj në shenjë solidariteti për të përballuar luftën me Covid-19.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes Facebook postoi foto të tyre ku shkruante se stafi mjekësor është kthyer shëndoshë e mirë, pas një misioni të suksesshëm.

“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali. #KrenarePërInfermierët.”

Pak ditë më parë përfundoi misionin edhe grupi i parë i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të Lombardisë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë. Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë më 28 mars.