Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka injoruar këshillat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe ka organizuar sot një paradë ushtarake.

Parada ushtarake u organizuar për të shënuar 75-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore ku ushtarë dhe tanke marshuan në rrugët e kryeqytetit bjellorus, Minks.

Lukashenko madje ka thënë se është “psikozë” frika nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Ai ka paralajmëruar se masat izoluese mund të dëmtojnë ekonominë e vendit.

Në vend ligat lokale të futbollit vazhdojnë të zhvillojnë ndeshje me praninë e tifozëve. Deri më tani në Bjellorusi janë shënuar 126 viktima nga Covdi-19 dhe janë regjistruar 22,052 të infektuar.