Megjithëse rastet e reja të të prekurve nga koronavirusi kanë ardhur drejt rënies, plani i masave për dezinfektimin e ambienteve publike vazhdon të zbatohet me rigorozitet.
“Nga ora 17.30 e çdo dite, gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjesin e ditës tjetër, punonjësit e pastrimit janë në krye të detyrës për të dezinfektuar rrugët, mjediset publike por edhe në brendësi të lagjeve në zbatim të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19”,- njofton bashkia e Durrësit.
Ndërkohë, DurrësLajm po publikon më poshtë një video ku dallohet qartë se si kryhet ky proces nga makineritë dezinfektuese në rrugët kryesore të qytetit.
Në 4 javët e fundit, Durrësi ka regjistruar vetëm 1 rast aktiv me Covid-19, ndërkohë që gjithë të infektuarit e tjerë janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në qytetin bregdetar kanë humbur jetën 5 persona nga Covid-19.





