Tre javë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi që t’ia dërgonte Komisionit të Venecias çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Kushtetuesja deklaroi se ky ishte një rast unik ndaj ata kishin nevojë për opinion dhe këshillim me organe kopetente dhe me më shumë eksperiencë.

Ndërkohë Komisioni i Venecias çështjen e zgjedhjeve lokale do të shqyrtojë në datat 14 -16 tetor.

“Më 9 korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (përkon me datat 14-16 Tetor”, njofton Komisioni i Venecias.