Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një pallat 5 katësh pranë Shkëmbit të Kavajës.

Operacioni është kryer pasi janë thyer me krahë rreth 40 metër kub mur tulle. 

Mësohet se për prishjen e objektit, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe u shpall i pabanueshëm, u përdorën 6 kilogramë lëndë eksplozive c4, vendosur në 200 furnela (vrima) të hapura në trupin e godinës.

IKMT shkruan në Facebook se shpërthimi është realizuar me sukses dhe pa asnjë dëmtim në objektet pranë tij, ndërsa publikon videon e momentin të shembjes së pallatit.