Aktores së njohur hollivudiane, Amber Heard i ka vdekur nëna në moshën 64-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në mesazhin për fansat, aktorja e njohur shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të njeriut të shtrenjtë.
“Jam zemërthyer dhe e pikëlluar tej mase nga humbja e nënës sime, Paige Heard. Ajo na la shumë herët, duke lënë pas kujtimin e shpirtit të saj të bukur dhe të butë. Do të na mungojë shumë nga thellësia e zemrës. Personaliteti i dashur dhe zemra e saj e pastër, e bënin atë gruan më të bukur që e kam njohur në jetë. E kam vështirë ta imagjinojë jetën pa të, por ndihem krenare që isha vajza e saj dhe e pata mundësinë ta shijoja zgjuarsinë dhe dashurinë e saj për 34 vjet”, shkruan Amber Heard.





