Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës.
Godina e këtij institucioni rezultoi e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit sipas ekspertizës së Institutit të Ndërtimit, dhe me miratim të Këshillit Bashkiak Durrës u përfshi në listën e objekteve që do të shemben.
Ky aksion është në vazhdën e aksionit të IKMT që një ditë më parë shembi shkollën 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Njësia Administrative Ishëm si dhe shkollën e mesme të përgjithshme “Rexhep Mezini” në Ishëm.
Prishja e këtyre objekteve i hap rrugë ndërtimit të disa shkollave të reja me standarte të larta që do t’i shërbejë nxënësve dhe mësuesve.





