Posta Shqiptare dega Durrës, që nga muaji mars kur u përhap Covid-19 në vendin tonë dhe në vazhdim, po kryen shërbimin e pagesave të Bashkisë sipas rajoneve përkatëse.
Konkretisht, rajoni nr. 2, 3 dhe 5 do të tërheqin përfitimet në Zyrën Postare nr. 5, me adresë: lagjja 12, tek ish-Fabrika e Bukës;
Rajoni 1 në zyrën postare Zyra Postare nr. 8, me adresë te lagjja 8, pranë Tatim-taksave;
Rajoni 4 në Zyrën Postare nr. 4, me adresë lagjja 8 tek ish-dyqani Dylit;
Rajoni 6 te Zyra Postare nr.7, me adresë te lagjia 17, pranë Burgut.
Përfituesit e kategorisë Të Verbër në Zyrën Postare Qendër, do të shkojnë në adresën: lagjja 11, rruga “Ismail Qemali”.
Ndërkohë, sa iu përket personave të cilët duan t’ju shkojë pagesa në shtëpi, duhet të telefonojnë në numrat: 0688053822, 0688053818. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maska kur të paraqiten pranë zyrave postare.
Nga ana tjetër, Posta Shqiptare kërkon bashkëpunimin e të gjithëve në këtë situatë pandemie, që të këshilloni prindërit dhe gjyshërit tuaj që të mos paraqiten në zyrë postare, si dhe t’i ndihmoni këta të fundit që për çdo paqartësi në lidhje me datat e pensionit të kontaktojnë në mënyrat e kontaktit të publikuara. Paraqitja e tyre ne sportele jo vetëm që rrezikon shëndetin e tyre, por do të hidhte poshtë sakrificën e madhe që e gjithë shoqëria shqiptare bëri në këto muaj për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19.





