Ndërsa ka insistuar se i mbrojturi prej tij nuk është autor i vrasjes së dyfishtë të kryer më 27 Prill në Durrës, avokati Saimir Vishaj ka hedhur akuza ndaj drejtorit të policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, si person që ka kryer shantazh në dhomat e izolimit.
Përballë gazetarëve Ermal Vija dhe Artan Hoxha, që listuan deklaratat e policisë, lidhur me Altin Ndocaj, Vishaj tha:
“Nuk është autor i kësaj ngjarjeje. Nuk ka akuza. Nuk mund të marrë përsipër një drejtor i policisë së Durrësit për të mat paaftësinë e tij lidhur me këtë ngjarje. Një drejtor policie që bën shantazh në dhomat e izolimit të Durrësit. Harrojeni këtë muhabet: sa të ketë avokati do të ketë drejtësi, mos të kishte avokati mjaftonte një drejtor policie dhe çdo njeri do të ishte i prezumuar i fajshëm. Prezumoni pafajësinë”, tha Vishaj ndërsa këmbënguli mbi këtë argument./Opinion.al





