“Gëzuar festën, mamive të Spitalit Durrës. Jeta nis nga duart tuaja, faleminderit për sakrificat e panumërta, veçanërisht në këto ditë të vështira.”
Ky është urimi që që spitali rajonal i Durrësit rezervon për mamitë e maternitetit të Durrësit.
5 maji është Dita ndërkombëtare e mamive. Vlen të theksohet fakti se pavarësisht pandemisë Covid-19 apo tërmetit të 26 nëntorit, puna në maternetin e Durrësit nuk është ndërprerë për asnjë moment.





