• Gjobë 500 mijë lekë: probleme higjieno-sanitare, pa gjurmueshmëri dhe pa sistem vetëkontrolli
• U bllokuan 15 kg djathë të bardhë dhe 7 kg djathë kaçkavall.

Zbulohet një baxho ilegale në Kameras. Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) njofton me 5 maj 2020 se trupi inspektues i AKU Durrës, nisur nga sinjalizimet e qytetarëve në platformat e komunikimit të AKU-së, kanë ushtruar kontroll në një baxho në fshatin Kameras, njësia administrative Manzë, bashkia Durrës. Ky inspektim u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe sektorin e krimit ekonomik të drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit, doli se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj e palicencuar.
Jo vetëm kaq. Baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj në kushte të papërshtatshme higjienio-sanitare; nuk kishte një sistem të efektshëm gjurmueshmërie për produktet ushqimore sipas legjislacionit në fuqi, si dhe nuk kishte të implementuar Planin e Vetëkontrollit (HACCP).
Për të gjitha këto shkelje të legjislacionit në fuqi, u vendos gjobë me vlerë 500 mijë lekë si dhe u bllokuan 15 kg djathë të bardhë dhe 7 kg djathë kaçkavall.
Fotot: AKU Durrës.