E hëna e parë e muajit maj shënon gjithmonë mbajtjen e eventit më të rëndësishëm të modës siç është “Met Gala”. Fatkeqësisht për shkak të pandemisë globale edhe “Met Gala” është anuluar dhe deri më tani nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të mbahet.

Mendohet se ndoshta këtë vit nuk do të ketë “Met Gala” dhe do na duhet të presim majin e vitit 2021, por të gjitha këto mbeten në kuadrin e fjalëve dhe asgjë nuk mund të thuhet me siguri.

Ishte vendosur që sivjet “Met Gala” do të ishte me temën “Çështje kohe: Moda dhe kohëzgjatja e saj”.

Por organizantorët e këtij vendi të rëndësishëm kanë menduar edhe diçka tjetër alternative, e cila sigurisht që do të jetë online: “Një moment me Met”, ku të gjithë të apasonuarit e modës do të kenë mundësi për ta ndjekur live.

Kryeredaktorja e revistës “Vogue” Anna Wintour ka lajmëruar se rreth orës 6 me orën lokale në YouTube do të ketë një performancë të Florence and the Machine për të festuar sado pak këtë event të rëndësishëm të modës.

“Është e pamundur të rikrijosh mbrëmjen gala e së hënës së parë të majit. Prandaj, në vend të kësaj, unë i kërkova disa miqve të bashkoheshin me mua për një moment më të thjeshtë. Shpresoj që të sjell pak gëzim tek ju”, është shprehur Anna Ëintour.

Përgjatë ditës së hënë dhe të martë do të shfaqen disa video në YouTube ku do festohet për “Met Gala” duke u shfaqur ndër të tjera edhe disa momente shumë të bukura nga eventet e viteve të kaluara.

Gjithashtu revista “Vogue” ka publikuar fotot e disa çifteve ikonikë që kanë shkëlqyer në tapetin e kuq të Met Gala ndër vite.