Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizoterojnë në territorin shqiptar, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në Ultësirën Perëndimore. Por me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqiten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.