Sfinksi në Durrës është një nga pikat tërheqëse ku mblidhen më së shumti qytetarët e sidomos fëmijët, pasi përfundojnë shëtitjen në Vollga.
Pavarësisht se jemi në kohën e pandemisë dhe daljet kanë qenë të kufizuara, gjatë ditëve të fundjavës Sfinksi ka qenë një nga vendqëndrimet e pensionistëve, si dhe të dhjetëra fëmijëve ditën e diel.
E pikërisht këtë fundjavë, “DurrësLajm” ka konstatuar se kutia elektrike ku ndodhen kabujt që përçojnë energji te llambat ndriçuese, është e hapur.
Kabujt e zhveshur janë të gjithë përjashtë duke përbërë rrezik serioz për të vegjlit që luajnë aty, pasi dikush prej tyre duke e konsideruar lojë apo dhe pa e kuptuar mirë, mund të bjerë në kontakt me energjinë elektrike.
Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë incident, por me publikimin e këtij rasti, do të ishte e udhës të mbyllej sa më parë për të shmangur ndonjë situatë serioze.





