Të tjera detaje publikohen rreth pacientit të ri të infektuar me koronavirus në Durrës.
Mësohet se bëhet fjalë për një pensionit të moshës 71-vjeçare i cili jeton i vetëm në lagjen nr.13 në Plazh.
“DurrësLajm” mëson nga burime spitalore se i moshuari nuk është në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa ndodhet i vetëizoluar në shtëpinë e tij.
71-vjeçari ka telefonuar 127-ën dhe më pas stafi mjekësor ka ardhur nga Tirana për t’i bërë tamponin, rezultati i të cilit ka qenë pozitiv.
Ndërkohë nuk konfirmohet nëse pacienti është me shtetësi kineze, nisur nga raportimi në disa media.





