Qyteti i Durrësit u fut sot sërish në hartën e rasteve aktive me COVID-19.
Pas gati tre javësh pa raste të reja, Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë së gjatë 24 orëve të fundit është identifikuar një person i infektuar me koronavirus në Durrës.
“DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për një rast të vetëkarantinuar, i cili nuk ka qenë në spital.
Sa i përket vendndodhjes së tij, kemi të bëjmë me një rast që lokalizohet në lagjen nr.13, në zonën e plazhit.
Në total numri i të prekurve nga koronavirusi në Durrës ka shkuar në 43, katër prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që pjesa tjetër rezultonte e shëruar.





