Përmes një deklarate për shtyp, Biznes Albania thotë se gjendja e biznesit në vend është shumë e vështirë, si pasojë e ndikimit të krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Në deklaratë thuhet se vendimet te paketes se pare dhe asaj te zgjeruar nuk po gjejnë ende zbatim, ndërsa i kërkohet qeverisë të rishikojë edhe njëherë marrëveshjen e saj me bankat në lidhje me kreditë, pasi ashtu siç është tani, sipas Biznes Albania, kjo marrëveshje ia kalon të gjithë riskun bankave.
DEKLARATA E PLOTË
-Biznes Albania po ndjek me vemendje dhe shqetesim te madh situaten e ndermarrjeve dhe gjendjen e ekonomise!
– Pershendesim te gjitha perpjekjet dhe masat e marra per te kombinuar ruajtjen e shendetit te popullates me hapjen graduale te ekonomise!
– Mbeshtesim pepjekjet per hartimin e protokolleve per hapjen e biznesit, me qellim ruajtjen e shendetit te punonjesve dhe popullates!
– Por Biznes Albania me keqardhje dhe shqetesim konstaton se shume ndermarrje vazhdojne te jene te mbyllura, ne pamundesi te nisin aktivitetin dhe mjafte punonjes kane nderprere marrdheniet e punes dhe gjendja e biznesit eshte shume e veshtire !
– Biznes Albania konstaton se vendimet te paketes se pare dhe asaj te zgjeruar nuk po gjejne ende zbatim !
– Biznes Albania konstaton se ka paqertesi dhe hezitim nga sistemi bankar per dhenien e kredive per pagat e punonjesve, pasi protokolli i hartuar midis qeverise dhe bankave ja kalon te gjithe riskun dhe pergjegjesine bankave! Ku eshte roli i shtetit?
-Biznes Albania i kerkon Qeverise te rishikoj marrveshjen me banken ……duke marre me shume pergjegjesi,…. me qellim qe bankat …………..te mos hezitojne ne dhenien e kredise per pagat!
⁃ Biznes Albania duke pare efektin ndihmues te shtyrjes se kredive per tre muaj .. dhe duke vleresuar situaten e veshtire te mjaft ndermarrjeve…… i kerkon Qeverise dhe Bankes se Shqiperise qe te mundesoj shtyrjen e pageses se principalit te kredive për nje vite…. per te gjitha ndermarrjet e prekura nga Covid 19!
– Biznes Albania i bene thirrje Qeverise qe te vihet ne levizje garancia e dyte sovrane .. me qellim qe hapja graduale e ekonomise te shoqerohet me dhenie kredi per bizneset qe rinisin punen!
-Biznes Albania keshillon qeverine qe protokollet e hapjes se bizneseve te behen ne konsultim me shoqatat e biznesit dhe me tendence lehtesimi dhe me pak kosto per sipermarrjen!
⁃ Biznes Albania i bene thirrje Qeverise , ….qe te mos e konsideroj te mbyllur ndihmen dhe kontributin per ekonomine vetem me dy garancite sovrane, .. por te mendoj per te ndihmuar ndermarrjet me likujditete e kredi te shpejta me terma te buta dhe me afate te gjata kohore per shlyerje!
⁃ Biznes Albania beson tek aftesite e sipermarrjes shqiptare, …qe me nje mbeshtetje akoma me te madhe te qeverise…te fillojme te nisim pune dhe te ngreme ekonomine shqiptare!
– BIZNES ALBANIA
⁃ Luan Bregasi