Hetime për vrasjen e 27 prillit në Durrës kanë marrë një kthesë të madhe për shkak se implikojnë vëllezërit Haxhia në grabitjen e Rinasit.
Mësohet se Besmir dhe Viktor Haxhia kanë strehuar një nga autorët e grabitjes së Rinasit më 9 prill të 2019-s, kur u vodhën 4.6 milionë euro të cilat do të shkonin nga Tirana në Vjenë.
Mësohet se vëllezërit Haxhia kanë pasur dijeni për paratë e grabitura nga Admir Murataj që nuk arriti të dalë gjallë nga ajo ditë apo Çalat e Elbasanit.
Të shtunën Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.





