Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Elbasan.
Mësohet se të dy rastet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe janë vatra të reja.
Njëri është shofer në një kompani ndërtimi në Tiranë, ku dyshohet se edhe është prekur.
Ndërsa tjetri është nga fshati Mengel, 84 vjeç.
Në 24 orë u dërguan 13 analiza, dy prej të cilave rezultuan pozitive.





