Gjykata Kushtetuese ka vendosur që përkohësisht ta pezullojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që dje përmes një dekreti e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.
Sipas vendimit bëhet me dije se votimi i qeverisë së re nuk mund të bëhet para datës 29 maj.
“I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;
II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi; Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”, thuhet në vendim.





