Ajo donte të festonte fundin e karantinës me një foto në një shkëmb në parkun Duden në Turqi, por gjërat shkuan shumë keq.
Olesia Suspitsina, 31 vjeçe, e shpërngulur në Antalia, ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia prej 35 metrash duke humbur jetën.
Sipas medias lokale, Olesia kishte vajtur për shëtitje me një mikeshën e saj në parkun e famshëm i njohur për ujëvarat e bukura.
Gjatë shëtitjes, 31-vjeçarja kishte vendsour të bënte një foto në buzë të një shkëmbi, por i rrëshket këmba për shkak të barit, humb ekuilibrin dhe bie.
Shoqja e saj e tmerruar menjëherë ka kërkuar ndihmë. Trupi i vajzës u gjet më vonë në ujë nga një skuadër zhytësish.
Policia turke pasi hetoi rasti konkludoi se ishte një aksident. Miqtë dhe të njohurit e saj shprehen mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale.
“Ajo donte lirinë më shumë se gjithçka”.– shkruante një mik i saj.
Trupi i Olesya do të transportohet nga Turqia në Kazakistan dhe do të varroset në qytetin e saj të lindjes, Kostanay.





