Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 269 viktima dhe 1,965 raste të reja pozitive me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 28.236 persona.
Ndërkohë 2,304 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 78.249 persona.
Gjithashtu janë regjistruar 207.428 të infektuar në total, që nga fillimi i pandemisë, bën të ditur Mbrojtja Civile në Itali.





