Në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Ambasada e SHBA-së, përmes një postimi në Twitter, shkruan se të gjithë punëtorët kanë të drejta, përfshirë edhe ato të barazisë dhe mos diskriminimit bazuar te seksi, raca, feja, bindja politike, origjina, etj.
Ambasada fton që të lexohet raporti i të drejtave të njeriut në mbi respektin e të drejtave të punëtorëve.
“Të gjithë punëtorët kanë të drejta, përfshirë edhe ato të barazisë dhe mos diskriminimit bazuar te seksi, raca, feja, bindja politike, origjina, etj. Lexoni raportin e të drejtave të njeriut nga Departamenti i Shtetit mbi respektin e të drejtave të punëtorëve.”, shkruan ambasada e SHBA.





