Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur botën e futobllit. Ish-futbollisti i Anglisë, Trevor Çerri ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.Ai e filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes, Hadërsfill, teksa u aktivizua 500 sfida me ekipin legjendar të Lids në vitet 1970-ta dhe e përfaqësoi vendin e vet Anglinë në 27 takime.
Lajmin e ka bërë të ditur Lids Junajtid. Në njoftim thuhet se Çerri ka vdekur papritmas, pasi nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
“Lids Junajtid është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e legjendës së klubit Trevor Çerri, e cila ndodhi papritmas dhe befasisht”. Pas një dekade te Lids, Çerri u largua për t’u bërë lojtar dhe trajner i Bradford. Më vonë, ai e drejtoi edhe skuadrën e Rotherham.





