Teksa qytetarë nga vende të ndryshme të botës po i kalojnë këto ditë në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, spanjollët kanë gjetur një zgjidhje për të ‘thyer’ monotoninë.
Autoritet lokale në Madrid kanë vendosur ekrane gjigante të lëvizshme në çdo lagje ku fqinjët mund të shikojnë filma apo seriale të ndryshme, ndërsa kanë kthyer kohën e kinemave të hapura.
Këto kinema lëvizin nga një lagje në tjetrën, ndërkohë që qytetarët e kanë shijuar këtë iniciativë të re, për të parë filma nga ballkonet e tyre.





