Drejtoresha e Tatimeve, Delida Ibrahimaj e ftuar në “Open” në Top Channel ka bërë me dije sot se nga paketa e parë janë dhe 3800 biznese që mund të përfitojnë, por ajo tha se ata nuk kanë aplikuar.

Ibrahimaj u shpreh se për këta biznese kanë mundësi që të aplikojnë deri të martën dhe tha se numri i të punësuarve është deri në 6500.

“Janë 3800 biznese që nuk kanë aplikuar nga paga e luftës edhe pse do e përfitonin. Do kenë mundësi të aplikojnë deri në ditën e martë të javës së ardhshme. Janë rreth 6500 persona që do përfitojnë këtë pagë, por kjo duhet verifikuar rast pas rasti. Ky është numri maksimal potencial”, tha Ibrahimaj.