Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit.

I plagosur ka mbetur një polic i burgut.

Punonjësi i policisë së burgjeve dyshohet se është plagosur nga një e shtënë, e cila është qëlluar nga jashtë ambienteve të burgut.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Idajet Paja, 41 vjeç, i cili kryente detyrën e instruktorit të qenve.