Një plagosje me armë ka ndodhur pak më parë në Shkodër në afërsi të Urës së Bunës.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë pasi është qëlluar me disa plumba që e kanë kapur në shpinë.

Ai është dërguar me urgjencë për në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.