Humb jetën aksidentalisht një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga një pemë rreth 5 metra e lartë në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte hipur për të prerë degët e thata.
Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë.
Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.





