Kol Murrani është një prej personave të vrarë sot në mënyrë misterioze në Lalm i Vjetër në Lezhë. Murrani mësohet se është rapsod i njohur në Lezhë, si dhe pronar i një lokali në zonë. Viktima nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës.
Kol Murrani bashkë me personin tjetër Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën të vdekur në një kodër. Trupat e pajetë u gjetën nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe policinë.
Polica ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motor që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.





