Dy vellezerit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan pasditen e sotme ne tregun e makinave në Shënvlash, Durrës. Ndersa nuk dihen ende arsyet e kesaj vrasje te dyfishte zbulohet se Besmir Haxhia ishte biznesmen dhe kishte ne pronesi një kompani karrotrecësh, kurse Viktor Haxhia ishte diplomuar në Fakultetin Juridik të Durrësit dhe kishte licencë avokatie.
Ndërkohë policia e Durrësit ka dhene detajet e para lidhur me atentatin e dyfishte.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





