Personat që shihni në foto janë Viktor dhe Besmir Haxhija, të cilët u gjetën të vdekur te tregu i makinave në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Dy viktimat u gjetën të pajetë brenda automjetit tip Golf.
Mësohet se shtetasi Besmir Haxhia ka një kompani karrotrecësh.
Ndërsa shtetasi Viktor Haxhia është diplomuar në Fakultetin Juridik të Durrësit dhe ka licencë avokatie.
Persona ende të paidentifikuar iu kanë zënë pritë dy vëllezërve dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve.





