“DurrësLajm” publikon foto nga vendi i ngjarjes së rëndë që tronditi pasditen e kësaj të hënë qytetin e Durrësit.

Dy vëllezër, Viktor dhe Besmir Haxhija u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda një makine te tregu i makinave.

Mësohet se dy viktimave u është zënë pritë dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi pak më parë dy persona u gjetën të vdekur në Lezhë, ku sipas policisë, ishin vrarë me armë zjarri.