Një ambulancë që po transportonte një të sëmurë në spitalin e Durrësit, është aksidentuar nga një automjet i tipit “Benz”, Mësohet se autoambulanca, po transportonte për në spital një të sëmurë, por i ka prerë rrugën në kryqëzim automjeti me targa AA 582 FH, me të cilin udhëtonin 5 persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e Plazhit në Durrës, pranë semaforit. 

Brenda në mjet po udhëtonin pesë persona, kundër rregullave të sigurisë të përcaktuara me ligj për Covid-19 dhe jashtë fashës së orarit të lejuar për të lëvizur. Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime. Ngjarja është regjistruar jashtë fashës, kur lejohet lëvizja e automjeteve civile.
Policia po heton mbi shkaqet e këtij aksidenti.